Nuk keni pse rrëfeheni para një prifti, kjo është shenja e horoskopit që mund t’i besoni gjithçka pa frikë

10:06 | 21 Tetor 2021

Njerёzit e shenjёs sё Demit, janё po aq tё qetё, sa vetë koha, po aq tё thellë sa njё pyll i dendur dhe kanё njё forcё tё tillё qё mund të lëvizin edhe malet.

Nuk po ua themi që në fillim se jeni kokëfortë, se sido që të jetë puna, as do ta pranoni.

Por po ju tregojmë anën më të mirë që keni, domethënë një nga të shumtat që ju karakterizojnë, sipas astrologëve meritoni “Medaljen e Artë” si shenja më e besueshme e horoskopit. Jeni një thesar i vërtetë për këdo që ju rrethon dhe miqtë tuaj e vlerësojnë aq shumë këtë gjë sa ju rrëfejnë çdo gjë.

Je një njeri aq i besueshëm, sa je i pari që duan të kenë afër kur kanë probleme. Ty të besojnë sekretet më të thella dhe ti je një thesar i vërtetë për ta, sepse di si t’i dëgjosh dhe t’i ndihmosh. Megjithatë ti vetë nuk u beson menjëherë: të duhet ca kohë sa t’u hapesh, por nëse e bën, janë përjetë shokët e tu.

Ndonjëherë të duket vetja shumë “kot” se nuk je shpirti i festës, por kjo nuk të heq aspak pikë. Miqtë e tu janë miq të vërtetë dhe dinë çfarë të vlerësojnë tek ti.

Njerёzit e shenjёs sё Demit, janё po aq tё qetё, sa vetë koha, po aq tё thellë sa njё pyll i dendur dhe kanё njё forcё tё tillё qё mund të lëvizin edhe malet. /Lajmi.net/