“Nuk kemi premtuar njohje”, Tahiri: Kryeministri është përgjegjës edhe për diplomaci, nuk është listë e dëshirave
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar sot kryeministrin Kurti në lidhje me njohjet që ka sjellë për Kosovën. Ai ka thënë se Kosova është është zvogëluar në popullsi e që sipas tij ka ndodhur për arsye “kryekëput ekonomike”. Tahiri i ka reaguar Kurtit në lidhje me deklaratën e tij se “nuk…
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar sot kryeministrin Kurti në lidhje me njohjet që ka sjellë për Kosovën.
Ai ka thënë se Kosova është është zvogëluar në popullsi e që sipas tij ka ndodhur për arsye “kryekëput ekonomike”.
Tahiri i ka reaguar Kurtit në lidhje me deklaratën e tij se “nuk ka premtuar njohje”, e gjithashtu edhe me mungesën e anëtarësimeve të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Kryeministri nuk mundet me zgjedh me çka me u marrë e me çka jo. Kryeministri është përgjegjës edhe për diplomaci, edhe për njohje, edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare nuk është kjo një listë e dëshirave me çka po du me u marrë e me çka s’po du. Unë nuk kisha dasht me dëgju kryeministrin e vendit tim që realisht bëhet si prezantues i raporteve të policisë, prokurorisë, institucioneve ligjzbatuese, të referentave në ministri”, tha ai.
Ai tha se Kurtin e panë si prezantues të punëve të ministrive.