Nuk kanë të ndalur lajmet e hidhura për Real Madridin

Nuk po ndalen lajmet e këqija për Real Madridin.

Sport

07/03/2019 15:13

Pas eliminimit nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve, Real Madrid ka marrë një tjetër lajm të hidhur.

Pas lëndimit të Vinicius Junior e Lucas Vasquez edhe Dani Carvajal ka pësuar lëndim, përcjell lajmi.net.

Real Madrid ka konfirmuar zyrtarisht se mbrojtësi spanjoll ka zgjatur muskulin e këmbës së djathtë.

Në njoftim thuhet se Carvajal do të mungojë rreth katër javë, e që do të jetë padyshim një mungesë e madhe për madrilenët. /Lajmi.net/