Nuk kanë as 57 vota për Haxhiun, por Gërvalla i quan opozitën “humbës të dobët”: Mes tyre dhe Listës Serbe unitet i plotë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka quajtur opozitën “humbës të dobët” pasi të njëjtit nuk pranuan të votojnë në mënyrë të fshehtë për kryeparlamentarin. Ajo ka thënë se mes tyre dhe “Listës Serbe ka unitet të plotë ndërsa ndaj deputetëve të tyre mosbesim total. Postimi i saj i plotë: “Bllokada vazhdon. PDK, LDK, AAK…

Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka quajtur opozitën “humbës të dobët” pasi të njëjtit nuk pranuan të votojnë në mënyrë të fshehtë për kryeparlamentarin.
Ajo ka thënë se mes tyre dhe “Listës Serbe ka unitet të plotë ndërsa ndaj deputetëve të tyre mosbesim total.
Postimi i saj i plotë:
“Bllokada vazhdon.
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të gjithë së bashku, kundër votimit të fshehtë për Kryetar të Kuvendit, si mundësi për zhbllokim të proceseve.
Mes tyre dhe Listës Serbe unitet i plotë, ndaj deputetëve të tyre mosbesim total.
Humbës të dobët” – ka thënë ajo.