Krasniqi deklarohet pas seancës: Nuk kalon Albulena Haxhiu dhe pikë

Ka përfunduar tashmë seanca për konstituimin e kuvendit, duke dështuar përsëri. Menjëherë pas kësaj seance për media është deklaruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili tha se me ndryshimin e votimit të cilin e propozoi sot LVV-ja, është bërë shkelja e kushtetutës. “Nuk ka ndryshim nga qëndrimi bllokues i LVV po ma keq ata…

Lajme

01/05/2025 11:12

Ka përfunduar tashmë seanca për konstituimin e kuvendit, duke dështuar përsëri.

Menjëherë pas kësaj seance për media është deklaruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili tha se me ndryshimin e votimit të cilin e propozoi sot LVV-ja, është bërë shkelja e kushtetutës.

“Nuk ka ndryshim nga qëndrimi bllokues i LVV po ma keq ata shkun banën shkelje kushtetuese me ftu me votu votë të fshehtë në kohën kur ka fillu votimi tash dhe me ndyshu tash në herën e nëntë është absolutisht e paligjshme”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai ka shprehur keqardhje për deputetin Avni Dehari, i cili është duke kryesuar këto seanca në mënyrë simbolike.

“Pom, vjen keq në çfarë situate po e vendosin Avni Deharin…”, ka thënë ai.

Krasniqi ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij kundër votimit të të propozuarës së LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

“Nuk kalon Albulena Haxhiu dhe pikë”, është shprehur Krasniqi.

Ai ka pyetur se çfarë borxhi i ka Kurti Haxhiut që nuk po ndryshon emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, siç kanë kërkuar partitë tjera.

Krasniqi ka thënë se Kurti po e konsideron më të rëndësishme Haxhiun sesa Kuvendin e Kosovës./Lajmi.net/