Nuk ka shpresa për tifozët, Ibrahimovic në listën e katër yjeve që mungojnë ndaj Juventusit

Sfida e radhës për liderin momental të Seria A, AC Milanin është kampionit të Italisë, Juventusit.

Sport

05/01/2021 13:56

Por, në këtë ndeshje, “Rossonerët” do të jenë pa disa yje, si Gabbia, Bennacer, Saelemaekers, Tonali dhe Ibrahimovic, por do rikthehet Hernandez, transmeton lajmi.net.

Sipas Sky Sports, lojtarët në fjalë janë stërvitur ndarës skuadrës, gjë që nënkupton që nuk janë të gatshëm për ndeshjen e radhës.

Sulmi i Milanit pritet të jetë me Rebic, Çalhanoglu dhe njërin nga dyshja Castillejo ose Diaz.

Ndërsa, në mesfushë të suspenduarin Sandro Tonali, pritet ta zëvendësojë Krunic që do t’i bashkohet të paprekshmit Kessie në mesfushë.

Në formacionin bazë do rikthehet Hernandez, që mungoi në fitoren ndaj Benevento./Lajmi.net/