Nuk ka komplikime për Ibrahimovic

Situata e Zlatan Ibrahimovic nuk është aq e rëndë sa mendohej në fillim.

Sport

04/06/2020 18:17

Milan kanë njoftuar se Zlatan Ibrahimovic po rikuperohet mirë nga dëmtimi dhe do të bëjë më shumë teste gjatë 10 ditëve të ardhshme.

Sulmuesi ishte kthyer në Suedi pas lëndimit në stërvitje, por ai u kthye këtë javë në Milano dhe sot kishte ekzaminimet mjekësore.

Komunikata e klubit konfirmon se testet “nuk kanë shfaqur komplikime”, transmeton lajmi.net.

Lojtari ka dëmtuar këmbën e tij të djathtë, gjatë një seance stërvitore të zhvilluar javën e kaluar.

Ibra do të mungonte gjithsesi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Juventus, për shkak të kartonëve.

Gjithsesi, nëse ‘Rosoneri’ kapin finalen e Kupës së Italisë, ai do të ishte në dyshim për ndeshjen e madhe. /Lajmi.net/