Nuk ka kolona të gjata – autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen paraprakisht mbi gjendjen në kufi

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat më të fundit lidhur me situatën në pikat kufitare. Sipas këtij përditësimi, në të gjitha pikat kufitare situata paraqitet e qetë dhe pa probleme, ku vetëm në pikëkalimin Dheu i Bardhë pritjet shkojnë nga 25 minuta në hyrje dhe në dalje afërisht 40 minuta, transmeton lajmi.net…

Lajme

29/07/2025 09:24

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat më të fundit lidhur me situatën në pikat kufitare.

Sipas këtij përditësimi, në të gjitha pikat kufitare situata paraqitet e qetë dhe pa probleme, ku vetëm në pikëkalimin Dheu i Bardhë pritjet shkojnë nga 25 minuta në hyrje dhe në dalje afërisht 40 minuta, transmeton lajmi.net

Me rritjen e fluksit të ardhjeve nga mërgimtarët, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen paraprakisht mbi gjendjen në kufi, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata gjatë ditëve në vijim./Lajmi.net/