Nuk ka fitues në ndeshjen Chelsea – Leicester

Ndeshja e xhiros 37 në Premier Ligë, në mes Chelsea – Leicester City nuk ka dhënë fitues.

Sport

19/05/2022 22:52

1:1 ka përfunduar takimi në mes të Chelsea dhe Leicester City.

Ishte James Maddison i cili gjeti golin e avantazhit për ekipin mysafirë, pas një supergoli të shënuar në minutën e 6` të ndeshjes.

Në minutën e 34` golin e barazimit për Chelsea e shënoi Marcos Alonso, shkruan lajmi.net.

Ky ishte rezultati i pjesës së parë dhe më pas i gjithë takimit.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për ekipin vendas, por gola nuk u realizuan.

Kështu më këtë barazim, Chelsea qëndron në vendin e tretë me 71 pikë, ndërsa Leicester në vendin e nëntë me 49 pikë gjithsej./Lajmi.net/