Nuk ka fitues në ‘Allianz Stadium’, Juventus – Roma ndahen baras

Juventusi dhe Roma kanë ndarë pikët në këtë xhiro të Serie A. 1:1 përfundoi kryendeshja e kësaj jave në ligën italiane. ‘Zonja e Vjetër’ e nisën më mirë takimin, pasi pas vetëm dy minutash ishte Dusan Vlahovic që shënoi një supergol nga goditja e dënimit. Pas golit të disavatazhit, Roma po kërkonte atë të barazimit,…

Sport

27/08/2022 20:24

Juventusi dhe Roma kanë ndarë pikët në këtë xhiro të Serie A.

1:1 përfundoi kryendeshja e kësaj jave në ligën italiane.

‘Zonja e Vjetër’ e nisën më mirë takimin, pasi pas vetëm dy minutash ishte Dusan Vlahovic që shënoi një supergol nga goditja e dënimit.

Pas golit të disavatazhit, Roma po kërkonte atë të barazimit, por në 45 minutat e para nuk e arritën.

Ishte Tammy Abraham që pas asistimit nga Paulo Dybala tundi rrjetën e Wojciech Szczesnay, për të barazuar rezultatin në 1:1.

Të dy skuadrat po kërkonin golin e avantazhit, por që asnjëra nuk e arritën.

Me këtë barazim Juventusi ka pesë pikë, kurse Roma shtatë./Lajmi.net/