Nuk ka asnjë njoftim nëse vazhdon seanca e konstituimit të Kuvendit
Ka kaluar ora 12 e mesditës, dhe deri më tani nuk ka njoftim nga Kuvendi nëse këtë të premte do të ketë vazhdim të seancës konstituive të legjislaturës së 11-të. E njëjta u ndërpre dje pasi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për diskutime me përfaqësues të partive, me synimin për…
Lajme
Ka kaluar ora 12 e mesditës, dhe deri më tani nuk ka njoftim nga Kuvendi nëse këtë të premte do të ketë vazhdim të seancës konstituive të legjislaturës së 11-të.
E njëjta u ndërpre dje pasi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për diskutime me përfaqësues të partive, me synimin për të arritur marrëveshje për çështjen e presidentit.
Gjithë kjo derisa mesnata konsiderohet si afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
Ndërkohë as nga partitë politike, Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë njoftuar për ndonjë takim mes Kurtit e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilët me herët kanë shprehur vullnet për të arritur një marrëveshje politike.
Paraprakisht, në seancë u përfundua verifikimi i mandative të deputetëve dhe më pas betimi i tyre.
