Nuk ishin dje prezentë, Azemi: LDK s’ka mungu asnjëherë në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Visar Azemi, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i LDK-së pritet të zhvillojë një mbledhje për të shqyrtuar situatën e krijuar dhe hapat e ardhshëm lidhur me zhvillimet në Kuvend. Azemi ka theksuar se deputetët e LDK-së kanë qenë të pranishëm në seancën e së mërkurës, duke mohuar se kjo parti…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Visar Azemi, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i LDK-së pritet të zhvillojë një mbledhje për të shqyrtuar situatën e krijuar dhe hapat e ardhshëm lidhur me zhvillimet në Kuvend.
Azemi ka theksuar se deputetët e LDK-së kanë qenë të pranishëm në seancën e së mërkurës, duke mohuar se kjo parti ka munguar në punimet e Kuvendit.
“Grupi parlamentar ka me u mbledhë, ata kanë me marrë vendime. Ta shohim lartë, ta shohim lartë. LDK-ja s’ka mungu, dje ka qenë në Kuvend”, tha Azemi.