Nuk ia deshti as me Mallorcan, Vedat Muriqi i lodhur nga ndeshjet e Kosovës

Skuadra e Mallorcas ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Osasunas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të në La Liga. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi luajti deri në minutën e 76’të, shkruan Lajmi.net Ashtu siç e kishte potencuar trajneri i skuadrës spanjolle, Vedat Muriqi u tregua vërtetë tejet i lodhur pas ndeshjeve…

Sport

31/03/2023 21:58

Skuadra e Mallorcas ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Osasunas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të në La Liga.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi luajti deri në minutën e 76’të, shkruan Lajmi.net

Ashtu siç e kishte potencuar trajneri i skuadrës spanjolle, Vedat Muriqi u tregua vërtetë tejet i lodhur pas ndeshjeve me Kombëtaren e Kosovës.

Muriqi pati disa tentime në portë, por nuk arriti të shënonte gol dhe kështu mbeti me 10 shënime në La Liga./Lajmi.net/