Nuk i mjafton epërsia numerike në fushë, Milan lëshon pikë kundër Fiorentinës

Milan ka lëshuar pikë në përballjen kundër Fiorentina.

Sport

22/02/2020 22:42

‘Rosoneri’ nuk kanë arritur më shumë sesa një barazim 1:1 në terrenin e Fiorentina, edhe pse për disa minuta luajtën me një lojtar më shumë në fushë, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i këtij takimi erdhi në pjesën e dytë, kur Ante Rebic tundi rrjetën në minutën e 57’ të takimit.

Pesë minuta më vonë, Dalbert u ndëshkua me karton të kuq, duke vështirësuar punët e ‘Violas’.

Por, kur pritej se Milan do të merrte tri pikët, në skenë doli Erick Pulgar, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, pesë minuta para fundit, për të bërë që skuadra e tij të marrë një pikë.

Me këtë barazim, Milan numëron 36 pikë për pozitën e shtatë në tabelë, kurse Fiorentina mbetet me 29 pikë në pozitën e 13-të. /Lajmi.net/