Nuk i “mbijetoi” mocionit të mosbesimit – rrëzohet qevervia e Abazoviqit në Mal të Zi
Mbrëmjen e së premtes, në Kuvendin e Malit të Zi, me shumicën e votave pro, u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit. Gjithsej 50 deputetë votuan pro, për ta shkarkuar kryeministrin shqiptar, transmeton lajmi.net. Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, i pari i ekzekutivit atje ka dalë nga salla, e më pas…

Lajme
Mbrëmjen e së premtes, në Kuvendin e Malit të Zi, me shumicën e votave pro, u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit.
Gjithsej 50 deputetë votuan pro, për ta shkarkuar kryeministrin shqiptar, transmeton lajmi.net.
Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, i pari i ekzekutivit atje ka dalë nga salla, e më pas e ka mbajtur një konferencë për medie.
Ndër të tjera, në këtë konferencë, ai tha se është i gatshëm t’ia dorëzojë stafetën kujtdo, si pasues i tij në këtë detyrë. /Lajmi.net/