Nuk i komentoi deklaratat e Muratit për veteranët, Musliu-Kurtit: Je një hipokrit dhe mashtrues

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se Albin Kurti, nuk është kryeministër përderisa nuk e ka kuptuar se në Kosovë as nuk ka pasur e as nuk do të ketë diçka më madhore se sa UÇK-ja.

Lajme

02/07/2022 10:30

Musliu në reagimin e saj në Facebook, ka shtuar se Kurtit për kundërshtarët e tij politik, siç ka thënë deputetja, “i dalin damarët në Kuvend”, ndërsa për të afërmit e tij, Musliu thekson deklaratën e Kurtit, ku ky i fundit thotë se nuk është komentues, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i deputetes:

Kur janë në pyetje kundërshtarët e tij politik i dalin damarët në foltore të Kuvendit duke folur e komentuar veprimet e para 20 viteve ndërsa kur  janë në pyetje këta qakojt e vet ja si është pergjigjur Albini:

“Unë jam kryeministër por jo komentues. Komentues ka pafund. Kryeministri qeveris me vendin për çështje madhore, dhe çka shkruajnë komentuesit për tema të shumë vjetëve nuk mund të jenë temë as prioritet për mua”, ka thënë Kurti sot.

Ti vec Kryeminister nuk je për deri sa ende se ke kuptuar se në Kosovë as nuk ka e as nuk ka me pasë asnjëherë dicka më madhore  se UÇK-ja. Je një hipokrit, një mashtrues. /Lajmi.net/