Nuk është temperatura: Prindër, kontrollojini për këto simptoma fëmijët për të zbuluar nëse kanë Covid-19

Koronavirusi mund të mos fillojë me ethe tek fëmijët, por përkundrazi, me diarre dhe lodhje, sugjeron një studim i ri.

Lifestyle

12/05/2020 21:43

Në pesë pacientë kinezë, studiuesit zbuluan se fëmijët shpesh vuajnë nga simptomat gastrointestinale siç janë bllokimet dhe ënjtja e veshkave së pari, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Ekipi, nga Spitali Tongji në Wuhan – nga e ka origjinën pandemia – thotë se virusi u bashkohet receptorëve jo vetëm që gjenden në mushkëri, por edhe në traktin e zorrëve.

Diagnostikimi dhe izolimi i shpejtë i pacientëve të rinj në moshë me këto simptoma, mund të çojë në trajtimin e hershëm dhe ndalimin e përhapjes së sëmundjes infektive.

“Shumica e fëmijëve e kalojnë lehtë sëmundjen COVID-19 dhe, ato pak raste të rënda, shpesh kanë probleme shoqëruese shëndetësore” bëri me dije autori kryesor i studimit, Dr. Wenbin Li, njëherësh edhe pjesë e Departamentit të Pediatrisë në Spitalin Tongji.

“Shumë lehtë mund të ngatërrohet diagnoza në fazën e hershme, meqë fëmijët në këtë rast nuk shfaqin simptoma respiratore”, shtoi ai.

Për studimin, botuar në Frontiers, ekipi kontrolloi pesë fëmijë të pranuar në Spitalin Pediatrik në Wuhan midis periudhave 23 janar-20 shkurt.

Tre nga pesë fëmijët kishin nevojë për operacionin urgjent të njohur si intususpekcion, i cili ndodh kur ndonjë segment i zorrëve futen brenda njëri tjetrit, duke shkaktuar bllokim.

Dy të rinjtë tjerët u detyruan të kryejnë gastroentritin, meqë patën diarre dhe të vjella për më shumë se shtatë ditë. /Lajmi.net/