“Nuk e shohin Kurtin si partner që mund të bashkëpunojnë – Trump e ka vendosur fokusin te njohja reciproke”, Hoxhaj për deklaratën e Grenell
Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratat e zyrtarit të administratës amerikane, Richard Grenell, ku tha se ‘bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit’. Hoxhaj në emisionin Pressing në T7 thotë se administrata amerikane nuk e shohin Kurtin si partner që mund të bashkëpunojnë. “Ata nuk e shohin Kurtin si…
Lajme
Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratat e zyrtarit të administratës amerikane, Richard Grenell, ku tha se ‘bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit’.
Hoxhaj në emisionin Pressing në T7 thotë se administrata amerikane nuk e shohin Kurtin si partner që mund të bashkëpunojnë.
“Ata nuk e shohin Kurtin si një partner me të cilin mund të bashkëpunojnë, por njëjtë e shohin edhe evropianët. Nëse nuk ka deklarata të tilla prej BE, sanksionet në fuqi të cilat nuk janë largu, tregojnë realisht që ne jemi një vend që është i izoluar, sanksionuar”.
Tutje, ai tha se qëndrimet e Grenellit nuk janë të një personi privat, por të një njeriu që ka një fuqi të madhe në administratën aktuale të Trump.
“Qëndrimi i Grenell nuk është qëndrimi i një personi privat. Ky është qëndrim i dikujt që ka një mandat e një fuqi të madhe në administratën aktuale të Trump. Nuk po i referohet vetëm administratës së Trump, por qëndrimet e tij realisht reflektojnë për atë se si një pjesë e madhe e amerikanëve e shohin qeverinë Kurti, sepse Grenell i referohet edhe raportet që Kurti i ka pasur me te gjithë presidentet e deritanishëm”, tha ai.