Nuk e lë stafi të shëtisë me motoçikletë

Kryeministri Hashim Thaçi si duket ka dëshirë të eksperimentojë gjëra të reja. Ai sot është takuar me Alban Hasanin, i cili ofron shërbime të taksit me motoçikleta dhe ka dashur që të provojë një eksperiencë të tij.

Lajme

26/03/2014 21:23

Kryeministri Thaçi tha se ai përkrahë ndërmarrësit e rinj si ai dhe në qoftë se stafi i tij do ta lejonte, ai do të kishte provuar të hipte në një taksi me motoçikletë.

“E takova Alban Hasanin, një ndërmarrës të ri që më la përshtypje. Ai e ka një biznes Scootaxi.eu, që ofron shërbime taxi me motoçikleta. Ka punësuar deri më tani deri 39 persona”.

“Kemi bashkëbiseduar për Fondin e Punësimit të ri që është paramenduar të përkrahë ndërmarrësit si ai”.

“Më shkoi në mendje të marr edhe une scootaxi në shtëpi por stafi im nuk më la dot”, ka shkruar Kryeministri Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook.