Nuk e ka fajin celulari yt – Ja çfarë po e shkakton problemin me aplikacionet e Android
Përmes një deklarate Google ka adresuar problemin dhe ju ka dhënë një zgjidhje përdoruesve të Android.
Auto & Tek
Përdoruesit e sistemit Android kanë vënë re probleme të shumta me aplikacionet kryesore orët e fundit. Gmail, Yahoo Mail dhe Google, bien menjëherë sapo hapen, shkruan “IconStyle”.
Shumë përdorues nuk mund të hapin asnjë link në aplikacione dhe duket se ky është një problem që ka lidhje me vetë sistemin, transmeton lajmi.net.
Ky problem nisi gjatë mbrëmjes së djeshme dhe vazhdon ende gjatë ditës së sotme.
Përmes një deklarate Google ka adresuar problemin dhe ju ka dhënë një zgjidhje përdoruesve të Android.
“Kemi zgjidhur problemin me WebView që shkaktonte mbylljen e disa aplikacioneve në Android për disa përdorues. Problemin mund ta zgjidhni pasi të bëni update Android System WebView dhe Google Chrome në Google Play”, thuhet në deklaratën e Google.
Një ndryshim në “Android System Webview” duket se ka lidhje me gjithë problemet që kanë pasur aplikacionet orët e fundit.
Nga ana tjetër faqja zyrtare e Gmail në Twitter ka sugjeruar se nëse pastrohet cache në aplikacion mund të zgjidh problemin. Për ta bërë këtë gjë përdoruesit e Android duhet të ndjekin këto hapa: Settings > Applications > Gmail > Storage > Clear Cache.
Kujtojmë se Android është një nga software më të përdorura në të gjithë botën, me mbi 2 miliardë përdorues. /Lajmi.net/