Nuk do ta besoni: Duken si motra por janë nënë e bijë, a mund ti dalloni?
Përkundër diferencës që kanë në moshë ato duken pothuajse njësoj.

Fun
Një nënë ka sfiduar moshën e saj, ajo duket si 20 vite me e re dhe të panjohurit mendojnë se ajo dhe vajza e saj janë motra, transmeton lajmi.net.
Ajo quhet Veena Nayyar është 49 vjeçare dhe jeton në Slough, Berkshire.
Veena ka një vajzë 29 vjeçare ku mund të themi me plot bindje se duket më e re se vetë vajza Angeli.
Venna është një make-up artiste dhe thotë se nuk ka asnjë sekret bukurie që e bën atë të duket kaq e re, meritën e marrin gjenet e saj.
Nëna e cila mund të thuhet se është mjaft e bukur, kur shkon në supermarket detyrohet të tregojë kartën e saj të identitetit kur ble alkool dhe kjo është e bezdisshme për të.
“Njerëzit janë gjithmonë të tronditur kur unë zbuloj moshën time. Ata shpesh mendojnë se unë jam të paktën 10 vite me e re. Jam e imët dhe njerëzit supozojnë se jam e re”.
“Unë nuk e mbaj mend se sa herë jam detyruar të nxjerr kartën time të identitetit për t’i vërtetuar të tjerëve moshën aktuale. Njerëzit gjithmonë supozojnë se Angeli dhe unë jemi motra gjë që mendoj se është e mrekullueshme, por ajo e sheh pak të sikletshme”, tha Venna. /Lajmi.net/