Nuk dihet nëse do jetë sërish Kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca: Vetëvendosje ende nuk e ka dhënë emrin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës në detyrë, Glauk Konjufca ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit e partive politike në vend. Pas kësaj mbledhje, Konjufca është pyetur edhe nëse ai do të jetë sërish emri i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. Në lidhje me këtë çështje, Konjufca tha se Vetëvendosje…

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës në detyrë, Glauk Konjufca ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit e partive politike në vend.
Pas kësaj mbledhje, Konjufca është pyetur edhe nëse ai do të jetë sërish emri i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Në lidhje me këtë çështje, Konjufca tha se Vetëvendosje ende nuk ka dhënë emrin për këtë post, pasi sipas tij e rëndësishme është që njëherë të mund të formohet institucionet e si fillim me më shumë rëndësi është Qeveria.
“Sa i përket kryetarit të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka dhënë emrin- kjo me siguri për arsye që mendoj se të gjitha pozitat sa i përket përbërjes së re të mazhorancës e cila do të shndërrohet pastaj në qeveri i nënshtrohen disa principeve e njëri nga principet kryesore është për të themeluar qeverinë, sepse Kuvendi kurrë në asnjë vend demokratik nuk është qëllim në vetvete por themelohet për t’i përmbushur institucionet e tjera e më e rëndësishme është Qeveria. E këtu është e pamundur pa u formu një koalicion që krijon mazhorancën e aftë që zgjedhë një qeveri të re”, deklaroi Konjufca, transmeton lajmi.net.
Konjufca tha se në të gjitha pozicionet këto do të kishin futur edhe pozicionin e kryeparlamentarit dhe se për këtë s’ka ende asnjë emër të qartë./Lajmi.net/