Nuk bëhet zgjidhje për punëtorët e “Trafikut Urban”, vazhdon protesta edhe nesër

Punëtorët e “Trafikut Urban”, kanë protestuar edhe sot pasi nuk është paguar borxhi ndaj tyre tash e gjashtë muaj. Kjo protestë ka fpërfunduar për sot, ndërsa pritet të vazhdoj edhe nesër, shkruan lajmi.net. Elmi Gashi nga “Trafiku urban” ka thënë se, menjëherë sapo të kryhet alokimi i parave, punëtorët do të kthehen në punë, duke…

Lajme

01/12/2025 12:14

Punëtorët e “Trafikut Urban”, kanë protestuar edhe sot pasi nuk është paguar borxhi ndaj tyre tash e gjashtë muaj.

Kjo protestë ka fpërfunduar për sot, ndërsa pritet të vazhdoj edhe nesër, shkruan lajmi.net.

Elmi Gashi nga “Trafiku urban” ka thënë se, menjëherë sapo të kryhet alokimi i parave, punëtorët do të kthehen në punë, duke pasur nevojë për rreth 30 minuta për t’u përgatitur.

“Protesta ka përfunduar. Presim që Komuna së shpejti të bëjë alokimin e mjeteve borxh, të cilat janë të nevojshme për pagat dhe përmbushjen e obligimeve ndaj operatorëve privatë. Në momentin që alokohen paratë, ne dalim menjëherë në punë dhe rikthehemi në normalitet brenda gjysmë ore,” tha ai.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Privat, Izet Smajli, ka kërkuar urgjentisht veprim nga institucionet përgjegjëse.

“Ju kisha bërë thirrje institucioneve që janë përgjegjëse për bartjen e mjeteve që t’i alokojnë mjetet sa më shpejt, që më së keqi kanë mbetur qytetarët pa transport, me së shumti janë duke e vuajtur qytetarët. Sa më shpejt që të dalin mjetet, transporti fillon më shpejt. Kur është interesi i përgjithshëm i qytetarëve e i kombit duhet me qenë unik, duhet me qenë të bashkuar. Pa qenë të bashkuar, pa qenë unik, nuk mund të ecim përpara”, tha ai.

Linjat e “Trafikut Urba”, janë pezulluar që nga e hëna e kaluar më 24 nëntor. Kjo po paraqet një sfidë dhe problem serioz për qytetarët e Prishtinës që e përdorin trafikun urban. /Lajmi.net/