Nuk arriti të bëhet deputet, Shkëmb Manaj emërohet nënkryetar i Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka emëruar Shkëmb Manaj nënkryetar të Komunës së Prishtinës. Rama tha se me një përkushtim të thellë për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit, ai është një model i dedikimit profesional. “Ai vazhdon të përfaqësoj unitetin, bashkëpunimin dhe solidaritetin si themele të një…

Lajme

28/03/2025 12:49

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka emëruar Shkëmb Manaj nënkryetar të Komunës së Prishtinës.

Rama tha se me një përkushtim të thellë për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit, ai është një model i dedikimit profesional.

“Ai vazhdon të përfaqësoj unitetin, bashkëpunimin dhe solidaritetin si themele të një shoqërie të zhvilluar dhe të qëndrueshme”,shtoi Rama.

Shkëmb Manaj ishte edhe në listën kandiduese të LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, por nuk arriti të zë ulëse në Kuvend.

Postimi i plotë:

Shkëmb Manaj, nga sot, është nënkryetar i kryeqytetit. Me një përkushtim të thellë për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit, ai është një model i dedikimit në çdo hap të jetës së tij profesionale.

Në te gjitha etapat e karrierës së tij, Shkëmb Manaj ka ruajtur integritetin e tij të palëkundur. Vlerat e tij familjare dhe kombëtare janë thelbësore në çdo vendim që merr, duke përfaqësuar me dinjitet dhe përkushtim qytetarët e vendit të tij. Ai vazhdon të përfaqësoj unitetin, bashkëpunimin dhe solidaritetin si themele të një shoqërie të zhvilluar dhe të qëndrueshme.

Me punën e tij të deritanishme, ai ka ndihmuar në zhvillimin e një shoqërie ku secili ndjehet i respektuar dhe i vlerësuar. Jam i sigurt se do të vazhdojë të kontribuojë dhe të përfaqësojë këto vlera edhe si nënkryetar i kryeqytetit, duke punuar për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për qytetarët./Lajmi.net/