Të Infektuar: 40.117

Të Shëruar: 25.586

Të Vdekur: 1.026

“Nuk arritëm të të themi sa të duam”, Aurela Gaçe në zi, humb njeriun e dashur

19:02 | 21 Nentor 2020

Foto: Youtube

Familja e Aurela Gaçe është në zi, pasi u nda nga jeta një person i dashur për ta.

Aurela Gaçe dhe familja e saj, janë në zi pasi gjyshi i bashkëshortit u nda nga jeta, shkruan lajmi.net.

Ajo ka bërë të ditur se si Aurela ashtu dhe vajzat e saj kanë qenë tejet të lidhura me të dhe humbja e tij i ka trishtuar ato mjaft shumë.

Aurela ka ndarë një foto krah tij, duke i bërë edhe një dedikim prekës ku shkruan se vajzat e saj e thërrisnin “gjysh” si babai i tyre, Skerdi.
“Qofsh i parajsës gjyshi Xhimi. Vajzat e mia e kishin stërgjysh, por ashtu e thërrisnin, si e thërriste babai i tyre. Ikja jote na hidhëroi. Ike në një kohë si kjo, kur as në spital s’mundet as ta vizitosh. Kur fëmija, gruaja, nipërit, as arrijnë të të thonë se të duan. Kjo është shumë e dhimbshme. Grace stërmbesa jote qau shumë për ty, se të njohu, shpenzoi kohë me ty e ndarja dhëmb” shkroi Aurela krahas fotos së publikuar./Lajmi.net/