Nuk arrin marrëveshje me Juventusin – Morata kthehet tek Atletico Madridi
Alvaro Morata nuk ka arritur marrëveshje për vazhdim të qëndrimit të tij te Juventusi.
Sport
Lojtari do të kthehet tek Atletico Madridi, skuadër e cila e ka në pronësi lojtarin.
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari dëshiron të ndihet i rëndësishëm, diçka që nuk po i mundësohet te “Zonja e Vjetër”, transmeton lajmi.net.
Morata viteve të fundit ndërroi shumë skuadra, duke mos arritur ta gjejë hapësirën e kërkuar tek asnjëra.
Me “Los Colchoneros” ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/