“Nuk arrestojmë njerëz në rrugë” – Kryeprokurorja e Speciales kapet në “rrenë të kulluar” në mediat amerikane

Kryeprokurorja e Prokurorisë së Speciales në Hagë, Kimberly West, siç duket ka krijuar opinion të gabuar se askush në Kosovë nuk i lexon intervistat që ajo jep për mediat e huaja. Duke u nisur nga kjo, ajo ka rrëshqitur në deklarata krejtësisht të pavërteta, apo thënë troç “gënjeshtra të kulluara” mbi punën e Prokurorisë dhe…

Lajme

30/05/2025 11:22

Kryeprokurorja e Prokurorisë së Speciales në Hagë, Kimberly West, siç duket ka krijuar opinion të gabuar se askush në Kosovë nuk i lexon intervistat që ajo jep për mediat e huaja. Duke u nisur nga kjo, ajo ka rrëshqitur në deklarata krejtësisht të pavërteta, apo thënë troç “gënjeshtra të kulluara” mbi punën e Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale në Kosovë.

Tetë muaj pasi mori pozitën e kryeprokurores speciale, Kimberly West vendosi të jap një intervistë për median amerikane “YWBoston” dhe të flas pak për karrierën e saj në të shkuarën dhe atë aktuale, shkruan lajmi.net.

Në transkriptin e plotë të intervistës vërehet se Ëest foli shumë pak për Specialen, por edhe në atë grimcë fjalësh, ajo tha një të pavërtetë të madhe. Ndër të tjera, gjersa fliste për mandatin e Speciales, ajo tha se ky institucion “nuk merret me arrestimin publik të njerëzve nëpër rrugë”.

Pra, kryeprokurorja me origjinë amerikane, gënjeu publikisht se institucioni që ajo udhëheq nuk bën arrestime, kur dihet spektakli që oficerët policorë të Speciales kanë bërë në Kosovë.

“Roli im aktual në Hagë përfshin një juridiksion më të kufizuar, kështu që çështjet e barazisë dhe përfshirjes nuk luajnë një rol aq të spikatur në përgjegjësitë e mia të përditshme. Natyra e punës sime këtu është mjaft e ndryshme nga rolet e mia të mëparshme në Shtetet e Bashkuara, pasi mandati ynë nuk përfshin arrestime publike të ekzekutuara nga oficerët e policisë në rrugë. Ndërsa mund të mos jem e angazhuar drejtpërdrejt në adresimin e këtyre çështjeve në cilësinë time aktuale, unë prapë e njoh rëndësinë e tyre dhe vazhdoj të mbështes barazinë dhe përfshirjen sa herë që më lind mundësia. Përvojat e mia si në Boston ashtu edhe në Hagë kanë nënvizuar rëndësinë e këtyre çështjeve në mbështetjen e sundimit të ligjit dhe në ndjekjen e drejtësisë”, thotë mes tjerash Ëest, intervistën origjinale të se cilës mund ta lexoni duke klikuar këtu.

Arrestimet mes spektaklit të Speciales:

Nëse kryeprokurorja West “ka harruar”, apo me qëllim e ka bërë këtë lëshim në deklaratën e saj, qe po ia rikujtojmë arrestimet që institucioni që ajo udhëheq i ka kryer, madje me spektakël e forca të armatosura deri në dhëmbë.

Të gjithëve besojmë se u kujtohen këto pamje të Hysni Gucatit, kreut të OVL-së, me një maskë në fytyrë e me pranga në duar. Në mesin e dhjetra policëve speciale të ZPS-së që shkuan të arrestonin për disa dosje konfidenciale që ishin dorëzuar në Organizatë nga një person që s’u identifikua kurrë, e të cilat më pas i publikoi OVL.

Pak orë më pas, forcat e të njëjtit institucion bashkë me Policinë e Kosovës kishin arrestuar Nasim Haradinajn, madje “në rrugë”, ashtu siç kryeprokurorja West pretendon se nuk vepron Prokuroria e Speciales.

Pak kohë më pas, në Speciale ishin dorëzuar edhe krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, teksa spektaklin e vet ky institucion e kishte vazhduar me bastisjen e shtëpisë së Jakup Krasniqit e më pas arrestimin e tij.

Pamje s’pati, por Specialja njoftonte për arrestimin e Sali Mustafës, i cili më pas u transferua në Hagë. Në të njëjtën formë shkoi edhe arrestimi i Pjetër Shalës në Belgjikë.

Këtë spektakël me bastisje e arrestime që ngjanin me skena të filmit aksion të personave që as nuk rezistuan e as nuk i ikën drejtësisë, Specialja e vazhdoi edhe me Haxhi Shalën, Sabit Januzin, Bashkim Smakajn e Isni Kilajn.

Aksione, ZPS ndërmorri edhe në shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit, me një numër të madh të hetuesve e policëve të armatosur. /Lajmi.net/