Nuhiu: Nga sot Drita ka një ‘Intelektual’ më tepër, nuk qëndroj në Kosovë, do ta vazhdoj shkollimin
Ardian Nuhiu ka folur për planet e tij për të ardhmen. Trajneri Ardian Nuhiu, i cili sot ndau rrugët me Dritën ka bërë të ditur se ka në plan të vazhdoj shkollimin për pro-licence. Më poshtë mund t’i gjeni disa përgjigje të tij për gazetarët, gjatë konferencës për shtyp. “Drita nga sot do të ketë…

Sport
Ardian Nuhiu ka folur për planet e tij për të ardhmen.
Trajneri Ardian Nuhiu, i cili sot ndau rrugët me Dritën ka bërë të ditur se ka në plan të vazhdoj shkollimin për pro-licence.
Më poshtë mund t’i gjeni disa përgjigje të tij për gazetarët, gjatë konferencës për shtyp.
“Drita nga sot do të ketë një ‘Intelektual’ më tepër. Shpresoj që të vazhdohet të mbahet pozita e parë. E theksova më herët që kemi zhvilluar skuadër të mirë, me shumë potencial, futbollistë shumë cilësorë të vendit dhe jam i bindur se do të vazhdohet ky rrugëtim dhe do të arrihet objektivi i vetëm.”
A do të jesh akoma në futbollin kosovar?
“Nuk e di s’e besoj (të ardhmen e afërt), ka qenë periudhë e shkurtër se kam menduar. Këtë periudhë do të iki të studioj, të edukohem. Kam edhe pjesën finale të pro-licencës, do të shkoj ta mbaroj. Kjo është primare.”
“Në futboll sado të fitosh, gjithmonë ka më tepër sepse vinë sfida të reja. Është për të ardhur keq si na iki titulli para dy viteve. Futbolli i njeh ato, që mund të jesh larg por pastaj është pjesa tjetër ku rritet presioni. Ka shumë ndeshje të cilat kanë mbetur e që s’i kemi fituar. Dritën do ta mbaj mend me shumë suksese, me shumë histori – të gjithë bashkë, duke filluar nga presidentët, stafi mjekësor, trajnerët. Mendoj që është punë e jashtëzakonshme, është arritur sukses si në kampionat por edhe në Evropë. Nuk e harrojmë asnjë ndeshje, as atë me Feyenoord që na solli emocione të jashtëzakonshme. Të gjitha këto flasin vet dhe kanë vetëm një adresë – familja e madhe e Dritës.” /Lajmi.net/