Novobërdë: Shtiu me armë dhe e goditi me kondak një person, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një burrë në Novobërdë, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në afërsi të një burri tjetër e me pas e ka goditur me kondak të armës. Në raportin 24-orësh, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tre…

Lajme

09/11/2025 09:45

Është arrestuar një burrë në Novobërdë, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në afërsi të një burri tjetër e me pas e ka goditur me kondak të armës.

Në raportin 24-orësh, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja, ndërsa arma është gjetur në veturën e të dyshuarit.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”.