Novobërda vend unik i Ballkanit
Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti ka vizituar sot komunën e Novobërdës ku ka vëzhguar nga afër punimet në Kalanë e qytetit.

Lajme
Pos kësaj ai i shoqëruar edhe nga i pari i Novobërdës, Svetislav Ivanoviq, kanë vizituar një sërë objektesh kulturore atje si, Shtëpinë e Vjetër, Tyrben e Mehmetit të Vjetër dhe Varret, Xhaminë si dhe Katedralen
Duke folur për rëndësinë dhe vlerat kulturore që posedon Novobërda, tha se aty ekziston një mesjetë e hershme e një qytetërimi të lashtë.
“Ky është një nga komplekset më atraktive në vend, është një investim shumë i madh për shtetin e Kosovës, është një perspektivë që ky kompleks do të dëshmojë herët a vonë një Ballkan unik”, u shpeh Hoti, transmeton Klan Kosova.