Norvegjia sjell ashensorin e parë për biçikleta në terrene malore (FOTO)

Biçikleta është mënyra më e lirë e shëndetshme dhe ekologjike për të lëvizur në terrene të rrafshta, por një kodër apo terren malor mund të kthehet në thembrën e Akilit për çiklistët!

Por Trondheimi qytet në Norvegji e ka kohë që ka gjetur zgjidhjen edhe për këtë problem, një shkallë lëvizëse për biçikletat.

Shpikur në vitet 90'ta nga një çiklist i cili lodhej së tepërmi në këtë terren malor pasi kthehej i rraskapitur nga puna. Projekti u rifreskua dhe erdhi në jetë nëpërmjet një magneti që ngjitet lart. Deri tashmë kjo shkallë e vogël ka ngritur lartë më tepër se 200.000 çiklistë.

Çiklistët vendosin këmbën në këtë shkallë lëvizese dhe ngjiten lart me një shpejtësi prej 5 km/orë.

Shkallën mund ta përdorin njëkohësisht deri në 5 njerëz. Shkalla nuk është e kufizuar vetëm për biçikleta por mund të përdoret nga nënat me karroca apo nga fëmijët me patina.

Instalimi i kësaj pajisje padyshim është një risi dhe një mënyrë shumë praktike për të rritur përdorimin e biçikletave në qytete dhe fshatra me terrene kodrinore.

Fun

04/12/2014 17:02