Norvegjia përkrahë Kosovën në fushën e rendit dhe ligjit
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.
Lajme
Hyseni dhe Braathu kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për sundimin e rendit dhe ligjit.
Ambasadori norvegjez, Braathu ka thënë se Norvegjia është e interesuar që edhe më tutje të përkrahë Kosovën, me theks të veçantë në projektet që kanë të bëjnë me ofrimin e rendit dhe ligjit për të gjitha komunitetet në Republikën e Kosovës, njofton MPB.