Nora Visoka shefe e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Greqi, Miftaraj: Mirë do ishte pozita e ministres së Jashtme
Nora Visoka-Weller është rekomanduar që të emërohet shefe e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Greqi. Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj e ka konsideruar këtë si vendimin më të mirë të Qeverisë Kurti gjatë mandatit të tij. “Nëse Nora Visoka – Weller është rekomanduar që të emërohet shefe e Misionit të Posaçëm të Kosovës në…
Lajme
Nora Visoka-Weller është rekomanduar që të emërohet shefe e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Greqi.
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj e ka konsideruar këtë si vendimin më të mirë të Qeverisë Kurti gjatë mandatit të tij.
“Nëse Nora Visoka – Weller është rekomanduar që të emërohet shefe e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Greqi, mbase ky është vendimi më i mirë në gati pesë vite qeverisje të Albin Kurtit. Vendim edhe më i mirë do ishte pozita e Ministres së Punëve të Jashtme për znj. Visoka-Weller”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Nora Visoka-Weller është eksperte me famë ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ligjin e artit. Ajo mban një pozicion të dalluar si anëtare e Shoqërisë Mbretërore të Arteve (RSA) në Londër dhe shërben si këshilltare e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Sant’Edigio të Vatikanit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: