Nora Istrefi realizon një fotosesion të ri, sjell imazhe atraktive brenda një ambienti komod
Këngëtarja njihet për stilin e saj teksa këtë e shfaq në imazhe të shumta në rrjete sociale.

ShowBiz
Edhe së fundmi, ka publikuar disa fotografi të reja në profilin e saj zyrtar në Instagram, teksa ka sjell poza atraktive me veshjen elegante, shkruan lajmi.net.
35 vjeçarja arrin të duket në formë të mirë pothujase çdoherë e këtë e tregon edhe në imazhet e fundit që ka publikuar.
Këngëtarja shihet e veshur me veshje me ngjyrë ari me shkëlqim të cilën e ka kombinuar me aksesor dhe taka të larta me ngjyrë të zezë derisa paraqitjes së saj i shtoi edhe makijazh dhe flokët e rregulluara.
Nora Istrefi mori komente të shumta pozitive nga ndjekësit e saj në këtë postim, gjithashtu duke mos i munguar edhe pëlqimet.
Rikujtojmë se, Nora Istrefi krahas angazhimit në karrierën e saj është tejet e përkushtuar edhe ndaj familjes e cila ka një vajzë nga martesa me këngëtarin, Robert Berisha të cilët i dhanë fund jetë bashkëshortore pas 13 vitesh lidhje.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor i këngëtares është bashkëpunimi me Gjikon dhe Melinda Ademin, “Ay Caramba” i cili u lansua shtatë muaj më parë dhe deri më tani ka arritur 18 milionë shikime në platformën YouTube./Lajmi.net/
