Nokia Lumia 930 arrin në Evropë muajin e ardhshëm

Celulari më i fundit i Nokia, Lumia 930 është koleksioni i radhës që do të udhëtojë për Evropë në ditët e ardhshme. Shitjet priten që të jenë të mëdha dhe do të kontribuojnë shumë në suksesin e Nokia.

Auto & Tek

20/06/2014 19:24

Lumia 930 vjen si model pas Lumia 925 dhe do të përfshijë përditësimet e fundit të krijuesit finlandez të celularëve. Duke ndërlidhur me atë që kemi parë në modelin Verizon, Nokia Lumia 930 do të përmbajë një ekran 5 inç me HD të plotë në një rezolucion prej 1920 x 1080 piksel.

Përderisa Nokia Lumia 925 përmbante një kamerë përpara 8 megapiksel me optika të Carl Zeiss, Lumia 930 do të përmbajë një kamerë 20.7 megapiksel prapa dhe një kamerë përpara me 1.2 megapiksel poashtu me optika të Carl Zeiss.

Brenda në pajisje gjendet procesori 2.2GHz Qualcomm Snapdragon 800 dhe memorie RAM 2G së bashku me hapsirë për ruajtjen e të dhënave prej 32GB.

Celulari do të ofrojë mundësinë e futjes edhe të një mikro-karte për ruajtjen e të dhënave. Përveç këtyre, celulari përmban Bluetooth 4.0 dhe platformën e rrjetit 4G LTE, gjithashtu edhe baterinë 2,420 mAh që do ofrojë 15.5 orë energji të plotë gjatë përdorimit.

Ky celular i Nokia do të kushtojë $599, ku sipas Nokia, do të jetë i gatshëm në muajin korrik.