Noizy nuk ishte i pranishëm në festën e ditëlindjen së tij? Stresi zbulon “marrëveshjen” me reperin

Stresi dhe Noizy së fundi janë komentuar për rregullimin e raportit të tyre.

ShowBiz

19/06/2022 13:00

Së fundi, Stresi ka festuar ditëlindjen e tij, ku ka organizuar një festë, shkruan lajmi.net.

Të ftuar në festën e tyre ishin miqtë e tij, gjithashtu edhe fytyra të njohura, si Fero, Kozaku dhe Atdheu i “Për’puthen”.

Pas kësaj feste ai ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka folur lidhur me karrierën e tij por edhe për jetën personale.

Reperi ka zbuluar edhe për dhuratën që ia ka bërë vetes.

“Nuk ndihem 35 vjeç. Këtu janë krejt shoqëria ime që jam rritur me ta, i kam respektuar. 112 mijë euro Audi S8 2020 prej vetes time.”, ka zbuluar ai.

Ndër të tjera ai u pyet se pse Noizy nuk ishte i pranishëm në ditëlindjen e tij pasi tashmë janë miq të mirë.

Ai ka zbuluar një marrëveshje që kanë bërë para ditëlindjes.

“Para se të bëhej ditëlindja me Noizyn e kemi lënë që kur t’i bëjmë nga 10 milionë euro këngë kemi për të festuar. Ishte mendimi i tij. Ai po bën albumin, e përshëndes shumë, do jemi bashkë në koncerte, nuk e tregoj datën. Të gjitha kanë shkuar perfekt, kur t’i bëjmë nga 10 milionë euro dije se do jemi duke festuar të dy”, tha Stresi gjatë fjalës së tij./Lajmi.net/