Noizy mesazh Feros: Inatçitë kurrë nuk i zhgënjeva, kanë arsye të më urrejnë
Noizy ka 'thumbuar' sërish Feron.

ShowBiz
Ditët e fundit kanë janë vërejtur ‘dissat’ e Feros në drejtim të Noizyt, pas publikimit të albumit të ri, shkruan lajmi.net.
Madje, Fero publikoi edhe këngën “1 e keni” si ‘diss’ për Noizyn, ku ndër të tjera i përmend edhe Motrat Mustafa.
Pas shumë reagimeve, Fero luti fansat të tregojnë respekt për Motrat Mustafa, ngase ‘dissi’ është për dikë tjerër, jo për to.
Noizy kishte zgjedhur heshtjen, deri në momentin kur publikoi një imazh të guacës në banjo dhe shkroi se nuk ia vlen të harxhojë kohën me të.
Së fundi, reperi publikoi një fotografi, përmes së cilës thotë se nuk i bën fare për ata që e urrejnë.
“Inatçitë kurrë nuk i zhgënjeva, kanë arsye të më urrejnë”, ishte mbishkrimi që reperi ia ka lënë fotografisë.
Për ndryshe, “Epoka” mban titullin albumi i ri i Noizyt, i cili po pëlqehet nga fansat e tij. /Lajmi.net/