Noizy ankohet për trafikun në Tiranë: Sikur të jetonin 20 milionë njerëz këtu
Noizyn e ka mërzitur trafiku në Tiranë.

ShowBiz
Trafiku i ngarkuar në kryeqytetin shqiptar ka bërë që reperi Noizy të nervozohet dhe të reagojë publikisht, shkruan lajmi.net.
Me anë të një positmi në Instagram, ai thotë se ky trafik i Tiranës të jep përshtypjen sikur në këtë vend jetojnë 20 milionë njerëz.
“Trafiku i Tiranës është i pabesueshëm, sikur të jetonin 20 milionë njerëz këtu”, shkruan ai.
Sa i përket projekteve muzikore, “Bando Diaries” është projekti i fundit i Noizyt, në bashkëpunim me Dutchavellin, One Four, Kekra dhe Divine.
Noizy pritet që së shpejti të rikthehet me një projekt të ri muzikor. /Lajmi.net/
