‘Nobe 100’, vetura e cila mund të parkohet në mur

Nobe 100 është me përgjigjja për pyetjet më të mëdha për pronarët e automjeteve elektrike.

Auto & Tek

09/10/2019 23:18

Vetura me stil retro është mjaft e vogël për ta parkuar si duhet në kopshtin e vogël shtëpiak, duke i dhënë fund shqetësimeve se ku ta parkoni, transmeton lajmi.net.

Përkitazi me këtë, vetura sjellë një risi e cila ia mundëson asaj parkimin në mur në formë vertikale.

Roman Muljar, themelues dhe shef ekzekutiv në Nobe tregoi se si funksionon vetura.

“Është një pajisje e veçantë alumini që ka një formë trekëndore. Ngritet lart përmes çikrikut në mur”, tha ai për EV.

Sistemi mban Nobe 100 në pozicionin vertikal me ndihmën e shinave dhe kushton 4,700 €. /Lajmi.net/