Noa Lang: Nuk kam marrëveshje me Milanin

Lojtari i Clube Brugge, Noa Lang ka konfirmuar se nuk ka marrëveshje me Milanin.

Sport

16/06/2022 12:40

Tash e disa ditë, skuadra e Milan po lidhet me transferimin e mundshëm të 22 vjeçarit holandez, Noa Lang.

Lojtari thuhej të kishte marrëveshje personale me skuadrën e Milan, por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë vet ai.

“Tani për tani, nuk ka marrëveshje me Milanin apo dikë tjetër”, ka thënë Lang, transmeton lajmi.net.

“Nuk e di se prej nga vijnë këto lajme. Marrëveshja me Brugge është se nëse vjen një ofertë unë mund të largohem dhe të gjithë pajtohemi për këtë. Por kjo nuk nënkupton se ndeshja ndaj Anderlecht ishte e fundit për mua me Club Brugge”, shtoi lojtari.

Përveç Noa Lang, Milan është edhe pas Charles De Ketelaere të Club Brugge. /Lajmi.net/