Nju Jorku nuk gjen qetësi, paralajmërohet për tornado

Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar për një tornado për pjesë të Nju Jorkut në orën tre pasdite (sipas zonës lokale në SHBA) dhe kanë treguar për stuhi të ashpra në disa pjesë të rajonit deri në orën 03:45.

Bota

21/04/2020 21:15

Paralajmërimi i Tornados u lëshua për Bronx, Nassau County, Manhattan dhe Westchester County, raporton PIX, transmeton lajmi.net.

Parashikuesit jgithashtu kanë paralajmëruar për suhi dhe rrufe të ashpra në disa pjesë të Nju Jorkut dhe New Jersey deri në ora 3 e mëngjesit.

Këto stuhi mund të prodhojnë erëra të dëmshme, sipas meteorologëve

Nju Jorku dhe qarqet përreth janë përfshirë nën paralajmërim.

Sapo të tërhiqen stuhitë, erërat do të vazhdojnë të rriten deri në 50 km në orë deri në mëngjesin e së mërkurës. /Lajmi.net/