Nju Jorku kërkon 35 milionë dollarë për sigurinë e Trumpit

Kryebashkiaku i Nju Jork-ut, Bill de Blasio nga autoritetet federale të SHBA-ve ka kërkuar buxhet shtesë prej 35 milionë dollarë për shpenzimet e sigurimit të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump.

Bota

07/12/2016 12:21

Blasio në letrën drejtuar presidentit aktual amerikan, Barack Obama i shkroi se ka nevojë për buxhet shtesë për shpenzimet rreth sigurimit të Trump Tower pranë së cilës shpesh mbahen protesta.

Kryetari Blasio të hënën theksoi se buxheti shtesë nevojitet për sigurimin e Trump deri më 20 janar 2017, kur ai duhet të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).

Fakti që Trump takimet pas zgjedhjeve i mbanë në ‘Trump Tower’ në Manhattan, kjo është arsyeja për rritjen e kostos së shërbimit sekret dhe departamentit të policisë së New York-ut (NYPD).

Avenya e pestë ku ndodhen dyqanet luksoze, shpesh mbyllen për trafikun e cila shkakton rënien e shitjes, dhe me këtë edhe pakënaqësinë e tregtarëve dhe pronarëve teë bizneseve.

Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që kanë gjetur një mënyrë për të përfituar nga kjo situatë. Pra, agjentët e pasurive të patundshme në reklama theksojnë se klientët përfitojnë nga “shërbimet e shërbimit sekret”.

Më parë gruaja e Trump, Melania Trump theksoi se nuk do të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë nga New Yorku për shkak të shkollimit të djalit të saj 10-vjeçar Barron. Prandaj do të rriten kostot e sigurimit të familjes më me ndikim në Amerikë.