​“Njollë për Kuvendin”, Çitaku kritikon ashpër ekspozitën për masakrat në Kosovë

“Kërkim falja nuk mjafton”, tha nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”. Ajo theksoi se pasaktësitë e kësaj ekspozite janë një njollë e keqe për Kuvendit, derisa ka shtuar se ka kërkuar kthimin e mjeteve. “Duhet të ketë një hetim të veçantë, pasi ka një manipulim të…

Lajme

30/03/2026 13:44

“Kërkim falja nuk mjafton”, tha nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.

Ajo theksoi se pasaktësitë e kësaj ekspozite janë një njollë e keqe për Kuvendit, derisa ka shtuar se ka kërkuar kthimin e mjeteve.

“Duhet të ketë një hetim të veçantë, pasi ka një manipulim të qëllimshëm. Çka kemi miratuar ne, nuk reflekton atë çka e kemi pa në shesh. Shoqata e Shkelzen Gashit nuk është këtu. Unë me dorën time nuk do të kisha miratuar një projekt me emër të tij”, tha ajo.

Çitaku pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit foli edhe për çështjen e presidentit, ku nuk tregoi nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ndonjë ftese të kryeministrit Albin Kurtit për takim.

“Nuk kemi pranuar asnjë ftesë, do ta shohim formën dhe përmbajtjen dhe pastaj e shohim. Është shumë e rëndësishme që qytetarët e Kosovës ta kenë të qartë se ku është burimi i situatës”, tha ajo.