Njollat e gjakut në veshje ose çarçafë mund të hiqen vetëm në 1 mënyrë shumë të thjeshtë
Ndryshe nga njollat e tjera, mos lani kurrë gjakun në ujë të ngrohtë ose të nxehtë, sepse kjo mund të "gatuajë" proteinat në gjak dhe të thellojë akoma më shumë njollën.
Lifestyle
Nuk ka asgjë më të keqe sesa të zgjohesh me njolla gjaku në çarçafët e tu. Pavarësisht nëse është koha e periodave ose keni gjakderdhje nga hunda ndërsa ishit duke fjetur, por të heqësh qafe ato njolla mund të jetë një detyrë e vështirë. Kështu që ne ,mblodhëm këshillat e specialistëve!
Sipas Jessica Zinna, , gjaku është një përzierje komplekse e proteinave, lëndës qelizore, sheqerit dhe yndyrës. Si rezultat, kërkon një sërë përbërësish për heqjen e plotë.
Ndryshe nga njollat e tjera, doktoresha Zinna na nxit të mos e lajmë kurrë gjakun në ujë të ngrohtë ose të nxehtë, sepse kjo mund të “gatuajë” proteinat në gjak dhe të thellojë akoma më shumë njollën.
Çfarë ju nevojitet:
Detergjent i fortë i lëngshëm
Kovë
Ujë të ftohtë
Peshqir banje
Hapi 1: Hiqni tepricën. Filloni duke pastruar çdo gjak të tepërt nga sipërfaqja e çarçafëve me ujë të ftohtë për të holluar njollën.
Hapi 2: Duke përdorur një kovë plastike, krijoni një tretësirë duke përzier ½ dozë (përafërsisht 25 ml) detergjent të lëngshëm me ujë të ftohtë. Lëreni pjesën e njomur të çërçafit të thithë përzierjen deri në 30 minuta.
Për t’u siguruar që pjesa e njollosur të mbetet plotësisht e zhytur, përdorni një peshqir për t’i shtuar peshë çarçafit nëse është e nevojshme.
Hapi 3: Futini çarçafët në lavatriçe, pa e shpëlarë detergjentin! /Lajmi.net/