Njohja nga Sudani, Kurti shpreh mirënjohjen e tij për punën e Vjosa Osmanit: Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pak më parë dha lajmin se Sudani ka njohur shtetësinë e Kosovës. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti shprehu mirënjohjen e tij për presidenten Osmani, teksa uron popullin për zgjerimin dhe fuqizimin e Kosovës në nivelin ndërkombëtar, transmeton lajmi.net. “Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e…

Lajme

12/04/2025 22:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pak më parë dha lajmin se Sudani ka njohur shtetësinë e Kosovës.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti shprehu mirënjohjen e tij për presidenten Osmani, teksa uron popullin për zgjerimin dhe fuqizimin e Kosovës në nivelin ndërkombëtar, transmeton lajmi.net.

“Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë. E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej. Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti në Facebook./Lajmi.net/