Njohësi i energjisë: Tarifat nuk duhet të rriten vazhdimisht, nevojiten kapacitete të reja prodhuese

Njohësi i energjisë, Lulzim Syla ka folur lidhur me mungesën e rrymës dhe vendimin e ZRRE-së për shqyrtimin e tarifave të energjisë. Ai tha se, në aspektin ligjor ZRRE ka të drejtë të rishikojë tarifat por ky proces duhet të trajtohet me kujdes deri në formimin e institucioneve.   “Në aspektin ligjor ZRRe e ka…

Lajme

24/12/2025 09:59

Njohësi i energjisë, Lulzim Syla ka folur lidhur me mungesën e rrymës dhe vendimin e ZRRE-së për shqyrtimin e tarifave të energjisë.

Ai tha se, në aspektin ligjor ZRRE ka të drejtë të rishikojë tarifat por ky proces duhet të trajtohet me kujdes deri në formimin e institucioneve.

 

“Në aspektin ligjor ZRRe e ka të drejtën për të rishikuar tarifat e reja ose ndryshimet në kuadër të energjisë kjo duhet të shihet me kujdes deri në formimin e institucioneve me qëllim që të ketë diskutim të mirëfilltë mes përfaqësimit të komunitetit të familjes, bizneseve dhe qeverisë me qëllim të ndërtimit të dialogut”, tha ai për frontonline.

Ai shtoi se tarifat nuk duhet të rriten vazhdimisht.

“Nuk duhet të ngritën tarifat çdo herë por të diskutohet edhe ngritja e kapaciteteve që prodhimi i energjisë të jetë me një çmim sa më të lehtë për qytetarët”, ka përfunduar Syla.