Njoftim nga Kuvendi pas dështimit numër 23: Seanca e radhës të shtunën

Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, ku dështoi përpjekja e 23-të për konstituim. Edhe sot, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, s’kanë propozuar anëtarë Komisioni për zgjedhjen me votim të fshehtë, për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. E propozuara e VV-së vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.…

Lajme

29/05/2025 23:22

Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, ku dështoi përpjekja e 23-të për konstituim.

Edhe sot, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, s’kanë propozuar anëtarë Komisioni për zgjedhjen me votim të fshehtë, për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. E propozuara e VV-së vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 55 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati.

Më pas, Kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën. Përpjekja tjetër do të bëhet të shtunën, me fillim nga ora 10:30.