Njoftim nga kategoritë e dala nga lufta: Formohet Këshilli Organizues për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kanë vendosur të krijojnë një Këshill Organizues për koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale, transmeton lajmi.net. Në vendimin e përbashkët të OVL-UÇK, SHIL-UÇK dhe SHFD-UÇK, Këshilli do të përbëhet nga përfaqësues të kategorive të ndryshme të dala…

Lajme

21/02/2026 18:36

Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kanë vendosur të krijojnë një Këshill Organizues për koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale, transmeton lajmi.net.

Në vendimin e përbashkët të OVL-UÇK, SHIL-UÇK dhe SHFD-UÇK, Këshilli do të përbëhet nga përfaqësues të kategorive të ndryshme të dala nga lufta, përfshirë:

  • Hysni Gucati – OVL-UÇK

  • Fadil Shurdhaj – SHIL-UÇK

  • Xhavit Jashari – SHFD-UÇK

  • Ali Ahmeti – Ushtria Çlirimtare Kombëtare

  • Shefket Musliu – Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

  • Sokol Poga – OVL-UÇK, Tiranë

  • Agim Çeku

  • Lahi Brahimaj

  • Shukri Buja

  • Ahmet Isufi

  • Rahman Rama

  • Nuredin Lushtaku

  • Abdyl Mushkolaj

  • Latif Gashi

  • Rustem Berisha

Vendimi parashikon që në ditët në vijim përbërja e Këshillit Organizues të plotësohet me anëtarë të tjerë të deleguar nga strukturat përkatëse.

Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe zbatohen nga të gjitha strukturat e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, duke siguruar një organizim të unifikuar dhe solemn përkujtues të kësaj ngjarjeje historike për kombin shqiptar./lajmi.net/