Njihuni me çiftin që ka 100 nipër e mbesa (FOTO)

Një çift në Michigan ka shumë për të festuar këtë vit, pasi janë duke e pritur nipin e tyre të 101-të muajin e njejtë të përvjetorit të tyre të 68-të.

Fun

23/01/2016 15:38

“Unë mburrem shumë për këtë,” thotë Shirley Keena për ABC News.

“Shokët e mi të rinj më thonë se kanë 5 ose 6 nipër e mbesa dhe unë i them ‘E mirë, unë kam 100.’ Më shikojnë sikur po gënjej. Nuk mund të ftojmë askë për Krishtlindje më, ose murret do rrëzohen.”

“Edhe burri është i lumtur për ta,” shtoi ajo “Ai i do shumë bebet.”

Vajza e Shirley-t, Sally Keena, 64 vjeçe, tregon se prindërit e saj kanë në total 11 fëmijë, duke e përfshirë veten, dhe fëmija më i madh është 67 vjeç, ndërsa më i vogli 53 vjeç, transmeton lajmi.net.

Keena thotë se prindërit e saj kanë 32 nipër, të cilët kanë 57 fëmijë, të cilët kanë 11 fëmijë, duke u bërë kështu 100 nipër e mbesa.

Shirley thotë se shumica e nipërve të saj jetojnë në Michigan, California, Colorado dhe Texas dhe 9 prej tyre janë gjyshër.

“Familja ime po rritet dita ditës dhe po presim një tjetër muajin e njejtë të përvjetorit tonë,” thotë ajo. “Kurrë nuk e besuam se mund të kemi kaq shumë.”/lajmi.net

53d4aad0-c06e-11e5-9484-e32291d9e26b_Meet-the-Couple-With-100-Grandkids-and-Coun 70c1c1f0-c06e-11e5-8530-6f920b48378c_Meet-the-Couple-With-100-Grandkids-and-Coun 832c6b10-c06e-11e5-8530-6f920b48378c_Meet-the-Couple-With-100-Grandkids-and-Coun