Njihuni me 40 miliarderët e rinj që u pasuruan duke e luftuar Covidin

Disa prej tyre u pasuruan duke zhvilluar vaksina dhe duke premtuar trajtime me antitrupa, ndërsa të tjerët shesin teste dhe pajisje mbrojtëse.

Bota

10/04/2021 14:03

Pak kohë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Covidin pandemi, më 11 mars 2020, tregjet kolapsuan dhe ekonomitë në mbarë botën u futën në recesion. Në të njëtëjn kohë, qindra miliarderë ranë nga lista e njerëzve më të pasur e revistës “Forbes”.

Një vit më vonë, gjërat nuk kanë mundur të jenë më të ndryshme: një numër rekord prej 493 miliarderësh iu bashkua listës këtë vit. Situata u nit nga pakot e pashembullta për përkrahje ekonomike. Në mesin e tyre janë së paku 40 miliarderë që krijuan pasuri nga kompanitë e përfshirë në luftën kundër pandemisë, shkruan Forbes.

Disa prej tyre, si shefi ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel, dhe themeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin, u bënë miliarderë duke iu falënderuar vaksinave që ata i zhvilluan. Të tjerët u bënë të pasur duke prodhuar gjithçka, nga pajisjet mbrojtëse personale dhe testet deri të trajtimet me antitrupa dhe softuerët që i ndihmojnë autoritetet për t’i organizuar fushatat e vaksinimit.

Më poshtë po e paraqesim listën e 40 miliarderëve të rinj që kanë lidhje me luftën kundër pandemisë. Pasuria e tyre që është paraqitur në këtë listë është vlerësuar më 5 mars 2021:

Li Jianquan; pasuria: 6.8 miliardë dollarë; burimi i pasurisë: prodhimi i pajisjeve mbrojtëse

Stephane Bancel; pasuria: 4.3 miliardë dollarë; burimi i pasurisë: kompania “Moderna”

Liu Fangyi; pasuria: 4.2 miliardë dollarë; burimi i pasurisë: prodhimi i pajisjeve mjekësore

Ugur Sahin; pasuria: 4 miliardë dollarë; burimi i pasurisë: kompania “BioNtech”

Yuan Liping; pasuria: 3.6 miliardë dollarë; burimi i pasurisë: prodhime farmaceutike

Hu Kun; pasuria: 2.5 miliardë dollarë; burimi i pasurisë: pajisje mjekësore

Chen Xiao Ying; pasuria: 2.4 miliardë dollarë; burimi i pasurisë: informacione shëndetësore

Dai Lizhong; pasuria: 2.4 miliardë dollarë; burimi i pasurisë: testimet mjekësore

Karin Sarorius-Herbst; pasuria: 2.4 miliardë dollarë; burimi i pasurisë: prodhimet biofarmaceutike

Ulrike Baro; pasuria: 1.5 miliard dollarë; burimi i pasurisë: prodhimet biofarmaceutike

30 miliarderët tjerë që i janë shtuar listës këtë vit e që kanë lidhje me luftën kundër pandemisë janë:

Timothy Springer, Gong Yingying, Weng Xianding, Rao Wei, Sergio Stevanato, Noubar Afeyan, Carl Hansen, Juan Lopez Belmonte, John Oyler, Robert Langer, Ren Jinsheng, Arvind Lal, Prathap Reddy, August Troendle, Liang Yaoming, Itaru Tanimura, Keith Dunleavy, Alan Miller, Cao Xiaochun, Xing Jun, Zhu Tao, Qiu Dongxu, Yu Xuefeng, Mao Huihua, Premchand Godha, Feng Yuxia, Li Wenmei, M.Satyanarayana Reddy, Jack Schuler, Yu De-Chao.